Një operacion i vështirë dhe i rrallë është kryer këtë të dielë, në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook”, njofton se bëhet fjalë për masë tumoriale, te një paciente 54-vjeçare. Manastirliu shkruan se ekipi i kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, pas 7 orë punë në sallën e operacionit, i kanë shpëtuar jetën zonjës.
Postimi i Manastirliut:
Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën
Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi