Ndahet nga jeta një nga figurat më të njohura në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë Ëngjëll Dakli.
Ëngjëll Dakli humbi jetën në një klinikë në Turqi ndërsa kishte shkuar për tu kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve ai nuk ka mundur që të mbijetojë.
Humbja para kohe e Ëngjëll Dakli ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë e tij të shumtë.
Ëngjëll Dakli ishte një nga intelektualët brilantë të Elbasanit. Ai gëzonte popullaritet të madh në qytetin e Elbasanit. Ishte orator, kishte kulturë të gjërë politike, ekonomike, shoqërore, historike, kulturore. Ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij të cilat i ka përmbyllur me sukses si ministër, kryetar bashkie, këshilltar, mbikqyrës, pedagog etj.
Ëngjëll Dakli u lind me 15 mars 1955 në Elbasan.
Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT.
Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i
Partise”‘.
Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e
Kërkimeve Metalurgjike.
Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.
Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në Departamentin Termoergjitik të UPT.
Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} Kryetar i Delegacionit Kuvendor Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Detit te Zi.
Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.
Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.
Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.
Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.
Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID
Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.
Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.