Home AKTUALITET Vazhdojnë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike

12

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Karolina rreth nje muaj më parë në prani të foshnjës dhe bashkëshortit të saj.

Mediat greke raportojnë se kanë marrë me urgjencë bashkëshortin e Karolinës  për të dhënë dëshmi të tjera.

Piloti 32-vjeçar ka qenë në varrin e gruas së tij, pasi po zhvillohej një ceremoni përkujtimore,  kur papritur disa policë kanë mbërritur dhe e kanë marrë atë me helikopter.

Pasi ka mbaruar ceremonia në varrin e 20-vjeçares, dy efektivi i janë afruar Babis Anagnostopulos dhe i thanë që ai duhej t’i ndiqte ata pasi kanë dalë të tjera informacione për vrasjen e gruas së tij.

Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

21-vjeçarja u vra duke u mbytur gjatë grabitjes disa javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa policia është duke kryer kërkime intensive për gjetjen e vrasësve.

Pak ditë më parë, mediat greke raportuan se autorët dyshohet se mund të jenë larguar në Shqipëri ose në Bullgari dhe për këtë kanë kërkuar informacione nga ambasadat përkatëse.