Robert Berisha dhe Nora Istefi prej kohësh jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, por kur vjen puna tek Renee ata bashkohen. Sa herë që flitet për sukseset e të voglës ata bëhen të tre bashkë si familje për të festuar me njëri-tjetrin dhe për t’i treguar të voglës se ata do t’i ketë gjithmonë në krahë.
Renee ka përfunduar ciklin e parashkollorit dhe ditën e sotme është diplomuar. Në ceremoninë e diplomimit të vogëlushes kanë qenë të pranishëm të dy artistët, si Nora po ashtu edhe Roberti. Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, e cila shfaqet përkrah miqve të saj,
“Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime”, shkruan Nora në një postim.
Më pas ajo ka publikuar dhe një video të shkurtër në të cilën Roberti shihet duke mbajtur mbi shpatulla të voglën. Kështu, Nora na ka vërtetuar dhe një herë se ajo dhe ish-bashkëshorti vazhdojnë të ruajnë raportet miqësore për hir të vajzës.
icon style