Italia ka vendosur aktivizimin e pasaportës jeshile e cila shenjon të gjithë personat që kanë marrë vaksinën antiCOVID.
Duke filluar nga data 1 korrik, ajo do të jetë e vlefshme për të gjithë qytetarët për të udhëtuar lirisht në shtetet e Bashkimit Europian.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ajo do të shërbejë edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve italianë në evenimente të ndryshme brenda Italisë, koncerte, festa apo dhe ndeshje sportive.
Kryeministri italian, Mario Draghi firmosi ditën e sotme ligjin që përcakton mënyrën se si një qytetar mund të pajiset me pasaportën jeshile dhe lehtësirat që ajo mbart.
Qeveria ka vendosur një platformë në shërbim të qytetarëve ku mundësohet dërgimi i dokumenteve e më pas marrja e pasaportës.
Italianët duhet që të dërgojnë përmes këtij aplikacioni, dokumentin e vaksinës antiCOVID ose një tampon negativ e cila është realizuar brenda 48 orëve të fundit përpara udhëtimeve.
panorama al