Pas dështimit të gjyqit publik mbi punët e pa kryera, Këshilli Bashkiak i Vlorës i ka paraqitur ditën e sotme një tjetë kërkesë kryebashkiakut Dritan Leli, për mbajtjen e një mbledhjeje jashtë radhe.
Mbledhje është parashikuar për ditën e nesërme në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe lidhet me shtyrjen e afatit të punës së sektetarit të këshillit Agron Gjilani.
Gjilani ka mbushur moshën e pensionit dhe Këshilli Bashkiak kërkon mbajtjen e tij në punë në kushtet e emergjencës.
Në përgjigjen e tij kryebashkiaku Dritan Leli shprehet se mbajtja e mbledhjes në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, njësoj si ajo e parashikuar në teatrin Petro Marko, është në kundërshtim të masave anti-Covid për organizimet me shumë persona në ambiente të mbylluara.
Në kthimpërgjigjen ndaj Këshillit Bashkiak Leli thekson se argumenti për shtyrjen e afatit të punës për Sekretarin e Këshillit Bashkiak të dalë në pension nuk qëndron, pasi nuk jemi në kushtet e emergjencës.
fax web