Ditën e djeshme ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se një pjesë e mirë e maturantëve kanë shkëlqyer në testin e gjuhës së huaj, mirëpo nga rezultatet e publikuara shihet e kundërta.
“Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. K Urimet më të mira të gjithëve”, tha ministrja një ditë më parë.
Ky reagim i ministres vinte pas protestave të maturantëve të cilët kishin ankesa për tezën e provimit të matematikës. Për disa ditë maturantët protestuan para ministrisë së Arsimit me pretendimin se teza nuk kishte lidhje me konsultimet që kishin marrë në shkollë.
Për të qetësuar “gjakrat” e ndezura ministrja Kushi tha se rezultatet në provimin e gjuhës së huaj janë të shkëlqyera. Por nga statistikat duket se kjo nuk është e vërtetë kemi më shumë ngelsa se kalues dhe në gjithë Shqipërinë kemi gjithësej 36 maturantë që kanë marë notën 10. Nuk e dimë ende se cilat janë statistikat e ministres por këto që janë mëposhtë tregojnë të kundërtën e asaj që tha Kushi.
Statistikat:
Matura 2021
Me note 10.00 – 36 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 2,199 maturante
Matura 2020
Me note 10.00 – 182 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 1,232 maturante
Matura 2019
Me note 10.00 – 63 maturante
Me note 4.00 – 1,154 maturante