Versioni më i ri beta i WhatsApp në iOS prezantoi versionin e ri të Archived Chats, një version që mund të jetë mjaft i dobishëm.
Normalisht, nëse një përdorues merr një mesazh nga një chat që ka arkivuar, chat-i rikthehet sërisht në tabelën kryesore, një gjë kjo tepër e mërzitshme. Kjo gjë do të ndryshojë me versionin e ri beta.
Sipas WABetaInfo, kur opsioni “Keep chats archived” të jetë aktivizuar, sa herë që përdoruesit do t’i vijë një mesazh nga një chat i arkivuar, chat-i nuk do të bëhet unarchived. Për të aktivizuar këtë shërbim gjithçka që duhet të bëni është të klikoni në WhatsApp Settings > Chats > Keep chats archived.
Tashmë përdoruesit mund të menaxhojnë chat-et e ndryshme përmes butonit Edit. Kur arkiva e re të jetë e aksesueshme ja çfarë do të ndodhë:
- Archived chat cell është gjithmonë active dhe nuk mund të fshihet
- Ajo do të vendoset në krye të listës
- Nëse dikush ju bën mention në grupet e arkivuara, ju do të shikoni simbolin @ në archived chat cell
Gjatë një interviste me WABetaInfo, Mark Zuckerberg tha se WhatsApp do të vijë si një aplikacion në iPad pasi u pyet rreth multi-device support.