Sipas La Gazzetta dello Sport, Liverpooli dhe Tottenhami janë duke e mbajtur nën vëzhgim Domenico Berardin dhe së shpejti mund të paraqesin një ofertë yllin e Sassuolos.
Berardi duke luajtur titullar te Italia në Euro 2020, duke shkëlqyer në dy ndeshjet e para.
Ai ishte i përfshirë në golin e parë të Azzurrëve në ndeshjen hapëse kundër Turqisë, ndërsa dhuroi një asist për shokun e tij të skuadrës te Sassuolo, Manuel Locatelli, në ndeshjen e dytë kundër Zvicrës.
Kontrata e tij me Sassuolo skadon në vitin 2024 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, performancat e tij në Kampionatin Evropian kanë tërhequr interes nga disa klube të njohura.
Leicester City, Liverpool dhe Tottenham po e mbajnë nën vëzhgim 26-vjeçarin, por Sassuolo dëshiron të paktën 50 milionë euro për ta shitur atë.
Sassuolo nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare, por Liverpool dhe Tottenham së shpejti mund të vendosin ofertat e tyre hapëse në tavolinë.
Sulmuesi anësor shënoi 17 gola dhe dha tetë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat për klubin në sezonin 2020-21.
fax web