Segmenti rrugor Sarandë – Borsh, në hyrje të Borshit, bashkia Himarë, nga rreshjet e dëndura të shirave gjatë sezonit dimëror pesoi rreshqitje dhe disa kilometra rrugë u bëne të pakalueshme.
Prej disa kohësh po bëhet rikostruksioni i saj dhe aktualisht rruga është e kalueshme vetëm nga njeri krah.
Kjo ka sjellë vështirësi në lëvizje sidomos për turistët që zgjedhin të kalojnë fundjavën me familjen e tyre në Himarë, Borsh, Sarandë etj.
Egnatia news