Paralelisht me sfidën Itali-Uells, në stadiumin “Olympic” të Baku po luhet përballja mes Zvicrës dhe Turqisë, e vlefshme për Grupin A të Euro 2020.
Helvetikët e trajnerit Petkoviç do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar te kualifikimi si skuadra e tretë më e mirë. Zvicerianët mund të shpresojnë gjithashtu te një fitore me rezultat të thellë të Italisë ndaj Uellsit, për t’i rrëmbyer vendin e dytë britanikëve, me pikë të barabarta.
Ndërkohë Turqia vjen në këtë përballje me moralin e ulët, për shkak të dy rezultateve zhgënjyese në 2 ndeshjet e para. 0 gola të shënuar dhe plot 5 të pësuar. Turqit e Gynesh, janë pozicionuar në vendin e fundit me 0 pikë.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, Xhake dhe Shaqiri e nisin sfidën si titullarë, ndërkohë që në stol ndodhet shqiptar tjetër Mehmedi.
panorama al