Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanasaj të Lushnjës, ku një 17 vjeçare me inicialet K.GJ është rrëzuar nga pema dhe është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e saj.
Mësohet se fillimisht është dërguar në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas për një ndërhyrje më të specializuar është dërguar në Durrës, por që fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërkohë që policia po punon akoma për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Plotë
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
fax web