Mbyllen ndeshjet në Grupin A dhe dalin verdiktet. Ashtu siç ishte parashikuar, Italia merr vendin e parë në grup, pas fitores 1-0 ndaj Uellsit. Azzurët janë perfektë, 3 ndeshje, 3 fitore, 7 gola të shënuar, asnjë i pësuar.
Ndeshja u vendos nga goli i Pessina në pjesën e parë. Në të dytën Italia nuk u lodh shumë, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të një prej lojtarëve të Uellsit. Italia regjistroi fitoren e 11 radhazi, 1000 minuta pa pësuar gol. Më mirë nuk ka ku të shkojë.
Kjo ishte fitorja e 11 rradhazi për Italinë,ndërsa në vitin 2021, porta saj është ende e pastër dhe për të gjetur ekipin e fundit, të aftë për t’iu shënuar një gol axurrëve, duhet të kthehemi te 14 tetori 2020. Në atë kohë, një ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kombeve, kundër Hollandës.
Një rezultat i pabesueshëm që përkthehet në 11 fitore radhazi, pa pësuar asnjë gol. Por ka edhe më shumë.Italia thyen rekordin e Vittorio Pozzo në vitet 1935-1939.
fax web