Qytetarët elbasanas : Nuk na mjafton!
Pagat e ulta vazhdojnë të jenë problem në të gjithë vendin tonë përfshirë këtu dhe Elbasanin.
Të ardhurat kanë ardhur duke u ulur vite pas viti . Ajo që është më shqetësuese është fakti se të ardhurat po vijnë drejt zbritjes ndërkohë që çmimet po rriten dita- ditës. Qytetarët elbasanas të pyetur nga ″Egnatia Neës″ shprehen të shqetësuar se këto të ardhura mund të jenë minimale për të jetuar 1 individ por jo per të mbajtur një.
Shumica e tyre shprehen se kjo problematiëe nuk ka gjetur zgjidhje dhe se dita-ditës mënyra e jetesës po bëhet më e shtrenjtë në krahasim me të ardhurat e tyre.
Rreth 50% e të punësuarve me pagë në Shqipëri merrin më pak se 40 mijë lekë (rreth 320 euro në muaj) në tremujorin e parë 2021, sipas të dhënave të INSTAT.Ndërkohë, rritja e pagës minimale me 15% në fillim të këtij viti, nga 26,000 lekë në 30, 000 lekë dha efekt rokadë edhe për nivelet e tjera të pagave. Sipas një publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro.