Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook mbërritjen e një sasie tjetër dozash vaksinë nga kompania Pfizer.
Kreu i qeverisë shprehet mes të tjerash se procesi i vaksinimit nuk do të ndalet deri sa të vaksinohet dhe qytetari i fundit.
“Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama.