PËRBËRËSIT:200 g gjalpë i tretur dhe i ruajtur më pas në temperaturë ambienti, 200 g sheqer, 1 vezë, 280 g miell, 70 g kakao e hidhur, një majë thike kripë dhe copëza çokollate.
PËRGATITJA: Ndezim furrën fillimisht në 180 gradë. Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësin e vezëve derisa të shkrihen me njëri-tjetrin. Shtojmë vezën dhe i trazojme akoma. Më pas shtojmë gradualisht përbërësit e tjerë sipas radhës: miellin, kakaon dhe çokollatën e ndarë në copa të vogla. Punojmë brumin me dorë. U japim formë sipas dëshirës.
I vendosim në tavë me letër furre dhe i pjekim për afërsisht 15 minuta. I lëmë të ftohen dhe janë gati për të shoqëruar kafen apo çajin e pasdites.
Living al