Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Por ndërsa doza e parë ishte AstraZeneca, kësaj radhe Merkel ka zgjedhur të injektojë një dozë të vaksinës Moderna.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, i cili saktësoi se Merkel zgjodhi mënyrën e vaksinimit heterolog.
Ekspertët besojnë se përzierja e vaksinave kundër Covid mund të jetë një ide e mirë, por është shumë herët të thuhet me siguri.
Pas një fillimi të ngadaltë, vaksinimi në Gjermani u përshpejtua javët e fundit.
Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tani ka marrë dozën e parë të vaksinës.
fax web