Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm portalin kombëtar të punësimit.Rama shprehet se kjo është një risi digjitale dhe e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. Për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”, shkruan Rama.

Ky portal ofron mundësinë të kërkoni me togfjalësh për profesione apo pozicione pune, si edhe vendet më të reja vakante në qytetet e vendit.Në këtë portal mund të futeni me kredencialet e e-albania dhe të plotësoni dosjen tuaj. Pas kësaj, mund të filtroni punëkërkuesit/kandidatët dhe të përzgjidhni pagën, profesionin, kohëzgjatjen e kontratës dhe qytetin. Të gjithë punëdhënësit mund të aksesohen përmes NIPT-it dhe fjalëkalimit.

Në portal ofrohen edhe pjesëmarrje në programet e nxitjes së punësimit, aplikime për trajnime profesionale dhe mundësi për kryerjen e praktikës profesionale.

Një mundësi tjetër punësimi që është shpalosur së fundmi nga Rama është edhe platforma “Gati për Shqipërinë”. Përmes kësaj platforme u jepet mundësia të rinjve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta, në mënyrë që të shpalosin projekte dhe ide për mandatin e 3, veçanërisht në disa sektorë të shpallur prioritet nga qeveria.

fax web