Në Belsh kanë nisur punimet për rregullimin e disa rrugëve e kanaleve kulluese, të cilat kanë qenë problematike për një kohë të gjatë për banorët.
Në Merhojë janë realizuar 350 metra kanal kullues për tokat bujqësore, e cila i shërben 15-20 familjeve duke kulluar afërsisht 10 ha tokë. Njëkohësisht po sistemohet edhe rruga përbri kanalit me një gjatësi prej 1.2 km.
Në Qafshkallë janë përmirësuar 3.8km rrugë arash dhe 1 km kanal kullues të cilat i vijnë në ndihmë 80 familjeve të zonës, duke mundësuar kalim dhe kullim për rreth 90 ha tokë bujqësore.
Po, kështu në lagjen Hysë dhe fshatin Shelg ka nisur rikualifikimi i rrugëve dhe kanaleve kulluese për tokat bujqësore, gjë e cila do të bëjë paraprit për sezonin e shirave gjatë dimrit.