Qindra qytetarët në pritje çdo ditë
Prej më shumë se 3 muajsh në qytetin e Elbasanit ndihma ekonomike nuk është ndarë dhe kjo ka bërë që çdo ditë pranë ambientëve ku bëhet ndarja e saj të krijohen rradhë të gjata nga qytetarët prej disa ditësh. Ata shprehen të shqetësuar për vonesat e shkaktuara pasi për pjesën më të madhe të tyre kjo ndihmë ekonomike është e vetmja mundësi të ardhurash dhe se për ta marrja e këtyre të ardhurave është jetike. Thonë se e kanë për të paguar faturat, të blejnë ushqime, medikamente dhe se prej muajsh nuk kanë mundur ti bëjnë këto sherbime për familjarët e tyre .
Ndër të tjera ata rrëfejnë se dhe punonjësit e zyrës së punës janë treguar të pakujdesshëm dhe neglizhentë . Për ditë me rradhë me qindra qytetarë qëndrojnë jashtë në temperaturë të larta duke krijuar rradhë të gjata pritjeje dhe se në fund nuk marrin shërbimin e merituar por vetëm një fjali ”Kthehuni përsëri nesër”.