Italia mbylli një fazë grupesh në mënyrë perfekte, 3 fitore në 3, 7 gola të shënuar, asnjë i pësuar. Jo vetëm këto shifra, por i gjithë rrugëtimi i azzurrëve me Mancinin në stol është mbresëlënës, por as kaq nuk mjafton që italianët të shihen si favoritë në sytë e ekspertëve. Ky detaj ka pak rëndësi për Roberto Mancini, kush më mirë se ai i njeh limitet e këtij grupi, por ndryshe nga ky perceptim, tekniku nuk ka ndërmend të ndryshoj objektiv, minimi kërkon të jetë prezent në finalen e madhe. Testi i radhës është ai kundër Austrisë, një rival i lehtë në letër, por në këtë fazë çdo detaj mund të bëj diferencën, për këtë arsye kërkohet një skuadër perfekte. Një ditë përpara sfidës, Mancini ka vetëm një dilemë në kokë, Marco Verratti. Mesfushori i PSG është rikuperuar plotësisht, ky fakt ka bërë që trajner të mendojë edhe një herë nëse duhet ta hedh në fushë si titullarë.
Në seancat e fundit stërvitore nuk ta krijon këtë përshtypje pasi sërish i ka besuar treshes, Jorginho, Barrella dhe Locatelli. Me grupin është bashkuar edhe Chiellini i cikli është stërvitur rregullisht ndërsa Florenzi është ende shumë larg rikuperimit. Asnjë dyshim në lidhje me sulmin, titullarë rikthehen Berardi, Immobile dhe Insigne.
(BalkanWeb)