Britney Spears foli për herë të parë ditën e mërkurë në lidhje me kujdestarinë e babait të saj. Rrëfimi i saj në gjykatë i tronditi të gjithë, teksa zbuloi gjithë detajet që nuk kemi ditur mbi kujdestarinë.
Ajo zbuloi se për shkak të kontrollit nga babai nuk mund as të mbetet shtatzënë, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.
“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë – pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, tregoi Britney.
Këngëtarja zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet si e dehur dhe të paaftë për të biseduar.
Ndër të tjera ajo tha se nuk është fare e lumtur me jetën e saj dhe se ka gënjyer gjithë botën duke u shprehur se është mirë.
“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur… nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, u shpreh Britney.
Ndërkohë pas këtij rrëfimi bombastik ajo i ka kërkuar falje fansave që i ka gënjyer për gjendjen e saj.
“Ju kërkoj falje që bëja sikur isha mirë këto 2 vitet e fundit… e bëra për shkak të krenarisë sime dhe më vinte turp që ta ndaja me të tjerët atë që po më ndodhte mua”, është shprehur Britney përmes një mesazhi në Instagram.
Ajo publikoi dhe një shprehje të Ajnshtajnit, ku shkruhet:
“Nëse do që fëmija yt të jetë inteligjent, lexoji përralla. Nëse do që të jetë akoma më inteligjent, lexoji akoma më shumë përralla”.
icon style