Kohët e fundit Instagram ka shtuar mundësinë e krijimit dhe publikimit të postimeve direkt nga desktop. Deri më tani përdoruesit e Instagram mund të postonin stories vetëm nga aplikacioni në smartphone.
Ky shërbim është ende në fazë testimi dhe po përgatitet për t’u shpërndarë me kalimin e kohës tek përdoruesit e Mac dhe PC në masë, por jo tek aplikacioni për iPad, sipas 9to5Mac. “Ne e kuptojmë se shumë njerëz e aksesojnë Instagram nga kompjuteri i tyre. Për të përmirësuar këtë eksperiencë, ne kemi filluar testimin e shërbimit që do të lejojë përdoruesit të krijojnë një Feed Post nga browser-i në desktopin e tyre.” tha një zëdhënës i Instagram në një deklaratë për shtyp.
Nëse ju jeni ndër “fatlumët” e përzgjedhur nga Instagram, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm për të publikuar një Feed post përmes desktopit:
- Klikoni butonin + në cepin e djathë sipër, midis mesazheve dhe ikonës së busullës
- Zgjidhni foton ose videon e dëshiruar nga kompjuteri juaj
- Nëse dëshironi mund të shtoni filtra ose të bëni disa rregullime të shpejta
- Shtoni një caption dhe tag-oni njerëzit në postim
geek room