Një zjarr masiv ka përfshirë një shkollë të arteve marciale në Kinë, duke i marrë jetën 18 fëmijëve që mësonin në te. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 16 persona të tjerë janë lënduar nga flakët, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Shumica e viktimave mësohet se janë nxënës të moshës midis 7 dhe 16 vjeç që jetonin dhe studionin në Qendrën e Arteve Martiale Zhenxing në provincën Henan.
Zjarri që shpërtheu në orët e para mëngjesit është shuar, por ende nuk dihen shkaqet që e shkaktuan atë. Zjarret fatale nuk janë të pazakonta në Kinë, pasi shumë godina kanë rregulla të ulta të sigurisë.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person, i cili ishte përgjegjës për këtë qendër atë arteve marciale.
Zyrtarët se në momentin kur qendra u përfshi nga flakët ishin 34 nxënës në godinë dhe një pjesë e tyre arritën të dilnin dhe të shpëtonin.
fax