“Emra të koduar dhe ngjarje nga jeta e saj”.  Mediat britanike kanë zbuluar detaje të tjera tronditëse lidhur me vrasjen e studentes Caroline nga bashkëshorti i saj në Greqi të nxjerra nga ditari i të ndjerës.

Sipas mediave të huaja, ditari i saj u gjet në një dollap ku 20-vjeçarja mbante këpucët e saj. Brenda ditarit, ajo përshkruan marrëdhënien që ka pasur me Babis Anagnostopulos, por ajo përdorte emra të koduar në mënyrë që ai të mos i kuptonte edhe nëse e zbulonte ditarin.

Grupi hetimor në Greqi kanë zbuluar se Caroline shkruante me stilolapsa me ngjyra të ndryshme dhe me kode. Shpesh ajo përdorte shkronjat DG për të përshkruar bashkëshortin. (DG – Dangerous Guy/ Djalë i rrezikshëm).

Ajo madje i kishte shtuar shkronjën “C” në greqisht që do të përkthehej në anglisht F**king Dangerous Guy, ose një Djalë tmerrësisht i rrezikshëm. Një tjetër kod që ajo i referohej Babis. Ishte shkronja M që hetuesit e përkthejnë në greqisht, “Malaka”.

Ndërsa fjalën dhunë ajo e kishte koduar me shkronjat “XX” duke iu referuar fjalës në greqisht “Xylo”. Duke u nisur nga këto kode, hetuesit thonë se 20-vjeçarja përshkruante marrëdhënien e saj me të shoqin.

Një tjetër detaj që kanë zbuluar mediat britanike është koha e njohjes së Caroline me Babis Anagnostopulos. Ky i fundit shkonte në shkollën e 20-vjeçares me helikopter për t’i bërë përshtypje.

“Si të gjitha adoleshentet e tjera, Caroline ishte e impresionuar me atë që bënte Babis Anagnostopulos, por nuk e dinte që po shkonte drejt një marrëdhënie për vdekjen e saj” – thuhet në artikullin e Daily Mail.

panorama