Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i armatosur që çoi në masakrën e ndodhur në Velipojë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku hmbën jetën, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç.
Konflikti nisi fillimisht mesditën e së shtunës, ku rreth orës 14:00 , ka patur një konflikt mes Ferracakëve dhe Gocajve në zonën e plazhit të Velipojës, ku Kujtim Ferracaku është përplasur fizikisht me vëllezërit Gocaj.
Konflikt për të cilin uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni por që nuk kanë arritur ta shuajnë. Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.
Në lidhje me këtë fakt SHÇBA ka nisur një hetim rreth uniformave blu të cilët mund të kishin bërë shmangien e konfliktit.
Por nga ana tjetër në lidhje me këtë çështje, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit të mbajtur ditën e sotme mohoi që uniformat blu të kishin dijeni për konfliktin ose të mund ta kishin parandaluar atë.
“Ua thashë edhe në deklaratë, policia nuk jep leje për shezlonë. Nuk e bën policia, ne kontrollojmë ligjshmërinë. Në dijeninë time, nuk ka lidhje. Por nis nga një sërë institucionesh, që nga pushteti vendor, por në rastin konkret nuk është policia që jep leje. Nuk ka patur denoncim në rastin konkret. E them me kompetencë të plotë. Në rastin konkret, të këtyre të dyve, jo. Ka patur një ankim, pse ia keni dhënë këtë shezlon këtij, por jo, që jam kërcënuar për shkak të kësaj gjëje dhe ua them me kompetencë këtë gjë”, tha Çuçi.
Kujtojmë se hetimet e kryera deri tani rezulton se janë përdoru 6 armë ndërsa policia ka gjetur vetëm dy pistoleta 1 në vendin e ngjarjes dhe 1 tjetër në hotelin Gocaj nga sa mësohet nga kjo e dyta nuk është qëlluar.
Ka qenë ora 00:30 e së dielës kur Kujtim Verracaku së bashku me vëllain e tij, Hasanin dhe 4 nipat ka shkuar tek Hotel Gocaj i cili ndodhet rreth 50 metra nga hoteli i tyre ku kanë nisur edhe konfliktin me armë.
Nga dëshmia e të plagosurit Hasan Verracaku kanë qenë vëllezërit Gocaj që kanë qëlluar të parët dhe se vëllai i tij Kujtimi është vetëmbrojtur. Pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbuluar më pas dinamikën e plotë të ngjarjes.
fax