Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.
“Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës.
E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë sërish në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.
Ajo është fiksuar aq shumë me këtë këngë dhe ka publikuar para disa orësh një video në makinë me mikeshat e saj duke shijuar këngën e Elvanës.
Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.
Në klipin e ri të këngës, Elvana u shfaq me një kostum të zi “Mugler”, me një stil të veçantë. Artistja shqiptare publikoi një foto me këtë veshje që në muajin mars, gjatë periudhës që xhironte këtë videoklip. Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja me famë botërore, Ciara është shfaqur me të njëjtin kostum, por në ngjyrë shampanjë.
icon style