Një aksident i rëndë ndodhi në dhjetor të 2020 brenda në tunelin e rrugës nacionale Elbasan-Tiranë.
Një automjet tip Audi përplasi 3 makina të tjera për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte. Sot pas 7 muajsh është publikuar video e marrë nga brenda tunelit.
Pamjet u publikuan nga emisioni “Uniko”. Sipas ekspertit Mamir Hodo, i ftuar në studion e emisionit Uniko, automjeti Audi ka qenë me të paktën mbi 120 km/h, disa herë më shumë se sa shpejtësia e lejuar brenda tunelit.
Nga përplasja e rëndë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i një automjeti tip Ford, i cili edhe sot e kësaj dite vuan pasojat e aksidentit të 24 Dhjetorit 2020.
Për shoferin e automjetit Audi, eksperti Mamir Hodo thotë se duhen bërë ndryshime në Kodin Rrugor dhe t’i hiqet patenta për të paktën 4 vite.
Në pamjet e kamerave të sigurisë brenda tunelit, duken qartë manovrat e rrezikshme që automjeti Audi bën për të shmangur përplasjen me automjetet e tjera. Por për shkak të shpejtësisë tejet të lartë, impakti është i pashmangshëm.
fax