Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në facebook, ku ka shpërndarë dhe një sërë fotosh se si do të duket teatri i ri.

Ky vendim i KKT-së vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është në shqyrtim të padisë së ngritur mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe së shpejti pritet dhënia e një vendimi. Me sa duket qeveria e ka me nxitim dhe nuk duket se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë: KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)

AUDITORIUM 635 vende

BLACK BOX i vogël 150 vende

BLACK BOX i madh 350 vende

AUDITORIUM në taracë 500 vende

2 kate parkim

kulla në territor

Ecim para!

fax