Home AKTUALITET Edhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri”, ditari i Anastasia Gushit...

Edhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri”, ditari i Anastasia Gushit u gjet në autostradë pas aksidentit që i mori jetën

28

Anastasia, vajza 14 vjeçare e familjes Gushi që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Fier-Levan kishe hedhur disa reshta në ditarin e saj për pushimet në Shqipëri.

Ditari i vogëlushes u gjet në autostradë, ndërsa mendimet e Anastasias u lexuan ditën e sotme, në sheshin e Fierit ku familjarët ishin mbledhur duke bërë homazhe për familjen Gushi.

14 vjeçarja shkruante se ishte shumë e lumtur për ardhjen në Shqipëri dhe e priste me padurim

Pjesë nga ditari:

“Qershor

Sapo filloi behari dhe për 1 muaj do shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri të dal dhe të ble shumë gjëra, dua të vete në shumë vende që nuk kam shkuar. Po nuk vajtëm se di, por babi do na blejë tablet të dyjave. Bëj shaka! Dua shumë të vete, por dua shumë të marr dhe tabletin se nuk bëj dot mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe luajtëm, u kënaqëm. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do ikë në punë.

Kanë mbetur dhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri. Jam shumë e lumtur, do shkojmë në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Dua të të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj që do ta nxjerr më shumë. Është ora 23:06 dhe mami iku me babin në spital. Babit i kishte rënë të fikët në punë, jam shumë e shqetësuar për të. Erdhi babi, bëri një gjilpërë dhe është mirë. Do marrë lejë për 3 ditë, pas 3 ditësh do shkojmë në Shqipëri, jam shumë e lumtur që babi është mirë.”