Orinda Huta po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe për këtë rast ka realizuar një set shumë të ëmbël fotografik. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.
Ajo ka treguar se të gjithë shtatzëninë e ka shijuar shumë dhe se lumturohet ende për çdo lëvizje të bukuroshes së saj në bark. Ashtu siç ka thënë edhe Turjani më herët, Orinda ka konfirmuar se emri i vogëlushes së tyre do të filloj me germën A.
“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A. Lutem për secilën prej jush që është në pritje por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja! “, shkruan Orinda përkrah fotove të saj
Më herët Orinda ka treguar se një ditë pasi mori vesh lajmin për shtatzëninë, mësoi edhe se ishte infektuar me Covid-19. Por fatmirësisht infeksioni kaloi lehët për të dhe shtatzënia shkoi mbarë.
“Duke bërë xhiro nëpër albume, del kjo foto. Kthehesh aty dhe mendon, 1 ditë para ke marrë lajmin e bukur, ndërkohë që ndjen ethe sepse të nesërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave. #zotieshteimire”, tregoi Orinda disa kohë më parë.
icon style