Home SPORT EURO 2020 / Në prag të përballjes Ukrainë – Angli, merret vendimi...

EURO 2020 / Në prag të përballjes Ukrainë – Angli, merret vendimi i papritur

24

Kur jemi në prag të përballjeve cerekfinale të kampionatit evropian të futbollit, ku tashmë kemi të gjitha ciftet e radhës, e fundit prej të cilave është edhe përballja mes Anglisë dhe Ukrainës, kjo e fundit është përcaktuar të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës, e cila do të luhet mesa duket pa praninë e ultrasve anglezë.

Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato deklaroi se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh:

“Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektohet.”

Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në “Ëembley” para tifozëve të tyre, Anglia tani do të luajë për kualifikimin e saj në gjysmëfinale të EURO 2020 në Romë ndaj kombëtares ukrainase dhe do ta bëjë këtë pa kontributin e tifozëve britanikë, të cilët ishin thelbësor në fitoren ndaj Gjermanisë.