Parlamenti i Tunizisë ka marrë pamjen e një arene dyluftimi pasi një deputete u godit me grushte nga kolegu i saj.

Abir Moussi, kryetarja e një partie politike në Tunizi dhe njëherazi deputete e parlamentit, u godit nga një koleg sapo përfundoi fjalimin e po kthehej në ulësen e saj.

Ajo u dhunua nga deputeti Sahbi Samara, deputet i pavarur i partisë PDL. Ai shihet në pamjet e bërë virale duke goditur fuqimisht Moussime grushte në fytyrë e kokë.

Sakaq, vlen të përmendet se Parlamenti i Tunizisë ka qenë “arenë përleshjesh verbale” mes deputetëve laik dhe atyre fetar që nuk kanë fshehur hezitimet. Madje ata shpesh herë kanë bojkotuar seancën, duke mos u paraqitur në ditët që kryenin punimet në të, shkruajnë mediat e huaja.

fax