Mediet turke kanë publikuar detaje nga krimi i një viti më parë ku gruaja vrau burrin pasi ky i fundit e kishte torturuar gjithë natën, duke e zhveshur dhe rrahur teksa ishte e lidhur edhe me pranga.
Melek Ikep vrau me çifte në mëngjes bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kishte mbyllur në një dhomë për të shkuar në punë me premtimin se në kthim do ta ekzekutonte.
Pas krimit, gruaja thirri policnë dhe u dorëzua, ndërsa policët panë se ajo kishte të nxira në të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën.
Së fundmi, İpek u dërgua në shtëpinë ku ndodhi incidenti nën mbikëqyrjen e ekipeve të Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të Antalias, dhe ju këkrua të tregonte se si e përdori armën ndërsa ishte e prangosur.
Në pamjet e regjistruara në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, vlen të përmendet se në kontrollin e bërë, u gjetën 4 pushkë gjuetie, pak marijuhanë në dy kavanoza dhe shumë gëzhoja.
Në pamjet e filmuara , zhvillohet dialogu i mëposhtëm midis İpek dhe policit, i cili i bëri pyetje:
Melek İpek: “Duart e mia ishin prangosur”.
Polici: “Sillni prangat.”
Polici: “Ku ishte pushka?”
Melek İpek: “Pushka ishte vendosur atje”.
Polici: “Pushka ishte aty, ju e keni marrë nga atje. Ne nuk do të kemi një stërvitje, thjesht dtregoni se si e përdorët , si ndodhi. Na trego se si e ngarkove pushkën. Ku ishte fisheku? “
Ndërkohë, shihet se personeli i hetimit të vendit të ngjarjes ka lënë një pushkë në ndenjësen.
Melek İpek: “Fisheku ishte gjithashtu në sirtar në kuzhinë.”
Polici: “Nga e morët ?”
Melek İpek: “Po, e mora nga atje”.
Polici: “Pushka, gëzhoja është këtu. Më trego si e bëre”.
Ekpek merr pushkën e lënë në sedilje dhe tregon mënyrën e përdorimit të saj duke vendosur gëzhojat bosh.
Ipek, e cili u gjykua në Gjykatën e 3-të Penale të Lartë në Antalia, u la e lirë në 26 Prill, pasi u vendos që nuk kishte “vend për dënim”.
fax