Kur jemi në kulmin e sezonit turistik, vendi ynë është përfshirë nga një sërë ngjarjesh aspak të mira porsa i përket tërheqjes së turistëve të huaj në vendin tonë.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video nga qyteti i Himares ku duken dy djem të rinj shqiptarë, të cilët konfliktohen me një turist me ngjyrë.

JOQ raporton se turisti në fjalë quhet Lulu, merret me hitchhiking (autostop) dhe ndodhet në Shqipëri për të eksploruar vende të reja, por që u përball me një situatë të papritur.

Gjatë ndalesës së tij në Himarë dy shqiptarët në video tentuan t’i shisnin turistit marijuanë, por kur ky i fundit i refuzoi ata e sulmuan.

Lulu shprehet se fatmirësisht është mirë tani, por që me sulme të tilla është përballur edhe më parë vende të tjera që ka vizituar. Ndërkohë Lulu ka vizituar disa vende në Shqipëri dhe ka mbetur shumë i kënaqur ndërsa ka mësuar edhe disa fjalë shqip.

Ai është shprehur se: “Donin të më shisnin marijuanë, por nuk pranova”.

fax