Ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram, Mozzik lajmëroi fansat se ka një surprizë të madhe për ta. Ai zbuloi se në mesnatën e 9 korrikut do të publikojë një këngë të re, që do të mbajë titullin “Dashni me photohop”.
“Sit bohet e premte , sit him n’diten e 9 korrikit n’ora 00:00 , e kom 1 torte te mire per krejte juve
D a s h n i me F o t o s h o p ”, shkroi reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës, ku shfaqet përkrah disa vajzave.
Ndërkohë për këtë këngë ne nuk dimë asnjë detaj, por është një person që ka dëgjuar pararakisht gjithë hitet që ka përgatutur Mozzik. Loredana, partnerja e tij ka treguar se ka dëgjuar gjithë këngët që ka bërë gati reperi dhe ka shkruar dy fjalë për të në Instagram.
“O Mozzik nalu me këto hite Kosovësss se lujta”, shkruan Loredana përkrah një postimi në Instagram.
Kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.
icon style