Paraqitja gjatë vitit 2020 bëri që vlera e Erling Haaland të shtohet. Sulmuesi u ble nga Borussia Dortmund për rreth 45 milionë Euro, por tani kartoni i tij ka shkuar në 100 milionë.
20-vjeçari është një investim i duhur i skuadrës gjermane që tani kërkohet nga klubet më të njohur europianë. Pas tij është Alphonso Davies i Bayern Munchen. Edhe vlera e tij është rritur nga 25 milionë në 80 milionë Euro.
Ansu Fati i Barcelona është një tjetër lojtar që kartoni i tij kushton 2 herë më shumë se 1 vit më parë. 18-vjeçari nga 40 milionë tashmë kushton 80 milionë Euro. Më tepër kushton edhe Brunos Fernandes i Manchester United apo Giovanni Reyna i Borussia Dortmund.