Udhëheqësit e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme të pavarura, dhe jo politikanët janë ata, të cilët paguhen prej 3 mijë deri në rreth 4500 euro në muaj.
Ndër më të paguarit në vend është drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Valon Tolaj me 4 mijë e 432 euro në muaj ose 53 mijë euro në vit.
Pas tij, rendit guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me 52,514.61 euro në vit ose 4 mijë e 376 euro në muaj.
Ndërsa, më i paguari në vend deri para dy viteve, drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli merr pagë mujore hiç më pak se 4 mijë e 29 euro ose 48 mijë e 349 euro në vit. Zalli deri në vitin 2019 ka marrë pagë mujore deri në 6 mijë euro.
Drejtori Tolaj, guvernatori Mehmeti dhe drejtori Zalli në kuadër të pagave kanë deklaruar edhe pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.
fax