Para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.
Por më i habitshëm është fakti se dy vajzave ju është bashkuar edhe një reper në këngën e re. “Prive” mësoi disa javë më parë se Norës dhe Melindës do t’i bashkohej edhe Gjiko në këtë bashkëpunim.
Këtë gjë e konfirmuan edhe vetë artistët para pak ditësh. Ata publikuan në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin të shkëputura nga videoklipi.
Ndërkohë sot Gjiko ka bërë të ditur se kjo këngë do të vijë shumë më shpejt nga ç’e prisnim. Ai ka publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi dhe ka bërë të ditur se kënga do të publikohet në 7 korrik në mesnatë.
Nora dhe Melinda shfaqen shumë sensuale në klip, ndërkohë që ne presim me padurim të dëgjojmë të plotë këngën “Ay Caramba”.
Megjithëse nuk pritej që Gjiko t’ju bashkohej këngëtareve, ai i njeh të dyja shumë mirë sepse ka bashkëpunuar edhe më herët me to.
Reperi numëron dy bashkëpunime në repertorin e tij muzikor me Nora Istrefin. Të dyja këngët si “Gabime” dhe “Anna” kanë rezultuar mjaft të suksesshme, sidomos kjo e fundit që bëri namin gjatë gjithë vitit të shkuar. Ndërsa me Melindën, Gjiko ka realizuar vetëm një duet, “X5”, që vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara, edhe pse është publikuar 8 muaj më parë.
icon style