Irani ka filluar stërvitjen ushtarake dhe ka shfaqur sot disa dronë të prodhuar që mund të përdoren për sulme ajrore. Sipas Reuters, Irani vitet e fundit ka përdorur shumë dronët në luftimet e zhvilluara në Jemen, Siri, Irak etj.
Forcat e armatosura të Iranit do të testojnë dronët luftarakë që përdoren si bombardues, përgjues dhe në misione zbulimi. Testimi do të bëhet në ditën në vijim në një bazë ushtarake në provincën qendrore të Semnan.
Ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Presidenti i SHBA Donald Trump mund të përpiqet të gjejë një justifikim për të sulmuar Iranin në ditët e tij të fundit në detyrë, por ata janë përgatitur për çdo skenat të mundshëm.
Ushtrimet përkuan me tensionet e rritura midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, dy ditë pas përvjetorit të vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm me dron nga SHBA në aeroportin e Bagdadit.
Nga ana tjetër me administratën e re të Biden synohet të ringjallet një marrëveshje bërthamore me Iranin, të cilën Trump nuk e njeh.