Në 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:
“Mirë se erdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”.
Së fundmi, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.
“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.
Ndër të tjera, ajo tregoi se Tolga kishte shumë dëshirë të kishin dhe një fëmijë të tretë, por ndryshoi mendje pas lindjes së Alinës, kur pa sa shumë vuajti bashkëshortja e tij, për plot 16 orë.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”, tha ajo.
icon style