Marrëdhënia e reperit Stresi me bashkëshorten e tij, Keisin prej vitesh ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë. Dyshja, të cilët janë të martuar zyrtarisht vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të ulje ngritjeve të marrëdhënies së tyre.
Duke qenë se jetojnë në vende të ndryshme, ata shpesh u përfolën për ndarje e po ashtu edhe për ribashkim.
Reperi së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram. I pyetur nëse është ndarë nga gruaja, ai nuk ka hezituar të japë një përgjigje ndonëse asgjë konkrete.
“A je ndarë me gruan tënde Keisin, Stresi se të gjithë jemi kuriozë?”, ka qenë pyetja e parashtruar. “Do ta kuptoni shumë shpejt”-ka thënë ai. Sidoqoftë, reperi i njohur vazhdon të shijojë suksesin e projektit të ri të quajtur “Po foli i fundit”.