Home ELBASANI SOT Elbasan/Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Cacabes, për shpërdorim detyre dhe kultivim...

Elbasan/Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Cacabes, për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.

70

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin: Ramazan Dybeli , 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit F. A., 27 vjeç dhe L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Përrenjas, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj xhaxhit të tyre, shtetasit A. A. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.