Home SHOWBIZ Dy dekada e martuar por shumë private; Julia Roberts më në fund...

Dy dekada e martuar por shumë private; Julia Roberts më në fund tregon sekretin e marrëdhënies perfekte

15

Aktorja e njohur Julia Roberts është nga ato personazhe të njohur që nuk ka folur shpesh për jetën e saj private. Duhej një ditë e veçantë si ajo e djeshmja për të bërë publike një fotografi me bashkëshortin e saj.

Jëmi mësuar që përgjithësisht në botën e Hollywoodit të shohim martesa afatshkurtra por ky është një rast i veçantë. Aktorja ka shpjeguar se sekreti i dashurisë së saj me Daniel Moder është se kanë gjetur ekuilibrin midis punës dhe familjes dhe gjithashtu janë të dashuruar njësoj si ditën e parë.

Ato janë njohur bashkë në xhirimet e filmit “The Mexican”, në të cilin aktorja ka luajtur përkrah Brad Pitt në vitin 2001. Asokohe Moder shërbente si kineast. Më pas ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në fermën e Roberts në Taos, New Mexico, në 4 korrik të 2002.

Ata kanë dhe tre fëmijë, binjakët Hazel Patricia dhe Phinnaeus “Finn” Ëalter dhe djalin tjetër 14-vjeçar, Henry Daniel.