Qytetarët kundër vendimit të bashkisë

Vendimi i Bashkisë së Elbasanit rreth një vit më parë për parkimin me pagesë duket se ka marrë formë zbatimi pasi që nga dita e djeshme ka filluar të aplikohet pagesa për parkimin e automjeteve  në ambientet publike qytet.

Mungesa e parkimit ka qenë dhe vijon të mbetet një problem madhor në Elbasan. Qytetarët shprehen kundër këtij vendimi që sipas tyre nuk është i mirëmenduar pasi ata janë ende të paqartë se si do të funksionojë dhe për sa kohë Elbasani nuk ka parkim alternativ, kjo do të rëndoj xhepat e tyre.

Sipas bashkisë Elbasan qëllimi është vënia e rregullit të munguar prej kohësh.

Parkimi me pagesë do jetë në rrugët më poshtë

Rruga “Aqif Pasha”,“Qemal Stafa”, “Thoma Kalefi”, “Janaq Kilica” ,“Kozma Naska,“28 Nëntori” “25 Nëntori”, “Rinia”, “Sheshpallatit të Sportit” ,”Sheshi para Turizmit”, “Sheshi Kinema “Vullnetari”.