Lidh disa fshatra por nuk ka njohur investime

Rruga e cila lidh Elbasanin me fshatrat Kusarth,Katund i ri,Karakullak etj prej vitesh ka qenë në gjendje të mjerueshme . Kjo rrugë e cila fillon  në dalje të qytetit të Elbasanit dhe deri në fund të saj prej vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Sipas banorëve te zonës prej 10 vitesh ka patur ndërhyrje të vogla por asnjë ndryshim të nevojshëm per infrastrukturën e kësaj rruge kryesore.

Kjo rrugë nuk është problem vetëm për banorët por dhe për drejtuesit e automjeteve të cilët shprehen se kanë vite që kalojnë në këtë rrugë dhe se është kthyer në një shqetësim për ta pasi rruga ja vështirëson udhëtimin jo vetëm shoferëve por edhe pasagjerëve.

Pavarësisht ankesave dhe kërkesave të ndryshme duket se banorët dhe drejtuesit janë dorëzuar pasi deri më tani rruga është në gjendje të mjerë.