ByteDance, kompania mëmë e TikTok ka filluar të shesë AI e aplikacionit. Divizioni i ri i quajtur BytePlus ka listuar në website klientët të cilët e kanë blerë këtë AI, si Goat, WeGo, Chilibeli dhe GamesApp.

Një ndër arsyet e popullaritetit të TikTok është algoritmi i rekomandimeve. Këto rekomandime janë të bazuara në informacionet e grumbulluara nga videot që një përdorues sheh, bën like, komenton ose krijon, captions dhe hashtags, nga pajisja që ju përdorni, preferencat e gjuhës dhe vendndodhja.

Sipas FT, BytePlus i ofron klientëve shancin e aksesimit të algoritmit të rekomandimit dhe personalizimin e tij për aplikacionet dhe përdoruesit e tyre. BytePlus ofron gjithashtu përkthim automatik speech-to-text, efekte videosh në kohë reale dhe mjetet për data analysis.

Përgjatë vitit të kaluar ByteDance dhe TikTok ishin aplikacionet e bazuara në Kinë të cilat ishin nën sulmin e urdhërave ekzekutivë nga ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, që bënë të mundur heqjen e këtyre aplikacioneve nga dyqanet në këtë vend. Mirëpo me ardhjen e Joe Biden gjërat ndryshuan, pasi ai firmosi anulimin e këtyre urdhërave.

Vitin e kaluar në Amerikë TikTok kishte më tepër se 100 milionë përdorues aktiv.

geek