Progresi i ngadaltë i përshtatjes së fuksioneve të lojës Assassin’s Creed Valhalla nga PlayStation në PC më në fund u finalizua me patch-in e fundit. Lojtarët që përdorin PlayStation 5 controllers tani do të ndjejnë një rezistencë në shtypjen e adaptive triggers ndërkohë që marrin shenjë para se të lëshojnë shigjetën. Më parë ky shërbim gjendej vetëm në PS, por tani është shtuar dhe në PC.
Për të arritur aktivizimin e tij nevojitej implementimi i software-it dual-state trigger. Rezistenca tek adaptive triggers ishte një ndër shërbimet e reja të ofruara në controllers të PS5 dhe tani developers janë munduar të përshtaten me këtë ndryshim. Në muajin maj shërbimi u shtua në Metro Exodus: Enhanced Edition, ndërkohë që pritet të vijë dhe në Uncharted 4 së shpejti.
Shumë persona që luajnë në PC mund të jenë mësuar me komandat në tastierë, por feedback-u që vjen nga controllers-at e PS5 është i menjëhershëm, dhe për të përfituar nga shërbimi i ri ju duhet që të lidhni me kabull controller-in dhe PC tuaj.
geek