Temperaturat arrijnë deri në 41 gradë
Qarku i Elbasanit një ndër zonat më të nxehta, temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë.Muaji korrik pritet që të sjellë dhe të nxehtin afrikan ku temperaturat do të arrijnë në vlerat deri në 41-43 gradë celsius. Javët më të nxehta pritet që të jenë 2 javët e para të këtij muaji .Zonat më të nxehta do të jenë qarku i Elbasanit dhe i Beratit, por gjithashtu nuk ngelet pas as Tirana dhe zonat bregdetare.
“Prej 24 orësh i nxehti afrikan ka përfshirë gadishullin e Ballkanit duke çuar në rritjen e temperaturave në vlerat minimale. Kjo do të jetë dhe java më e nxehtë e muajit të verës. Parashikohet se zonat më të nxehta do të jetë qarku i Elbasanit, Ura Vajgurore,Berati që do të shënojnë temperatura deri në 41 gradë celsius dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.
Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut. Momentalisht nuk presim që të kemi pluhur afrikan. Kryefjala e këtyre ditëve është temperatura ku dhe temperaturat e natës do të jenë në rritje. Një tjetër element dallues në këtë periudhë është lagështira në ajër që na bën të ndiejmë më shumë dhe të nxehtin”.
Gjithashtu i gjithë rajoni do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të nxehta “Javën tjetër është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë kujdes në daljen në pikut të verës .Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë: • Të moshuarit • Foshnjat dhe fëmijët e vegjël • Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si: – Diabeti, – Sëmundje e mendore –etj.