Më 27 korrik dhe në dhomë këshillimi gjyqtari Erjon Çela do të vendosë fatin e dosjes së Fatmir Mediut.
Gjykata e Posaçmee Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e sotme datën për shqyrtimin e çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë shpalli moskopetencë për rihapejen e çështtjes ndaj ish-ministrit. Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kunder Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ndërkohë që një muaj e gjysmë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Lartë të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Grdëc, kërkesë e cila u rrëzua nga GJL. Kujtojmë se në 2009-tën u mbyllën hetimet për mediun per shkak të imunitetit si deputet që ai fitoi pas zgjedhjeve të 2009-ës.